
Banorët e qytetit të Nju-Jorkut u zgjuan të enjten në mëngjes duke parë se si përgjatë gjithë natës bora mbuloi rrugët e qytetit, pas stuhisë që ka përfshirë të gjithë bregun lindur të Shteteve të Bashkuara.
Bora me lartësi 60 cm ka bërë që shumë rrugë të mbyllen, ndërsa aktiviteti në 3 aeroportet e qytetit ka rënë me 20-30%. Edhe shkollat e Nju-Jorkut, që u hapën para pak ditësh për shkak të masave për frenimin e pandemisë, u rimbyllën.
Megjithatë, programi i testimeve për koronavirusin dhe ai i vaksinave nuk do të ndryshojë, thanë autoritetet lokale. (A2 Televizion)