
Mbi 40 persona raportohet të kenë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi avionët e ushtrisë së Etiopisë bombarduan një treg në rajonin e Tigray.
Sipas dëshmive sulmi ajror ndodhi në qytetin e Togoga, rreth 25 km larg kryeqytetit të rajonit Mekelle.
Ushtria etiopiane mohoi të ketë bombarduar civilët, sipas saj objektivi i sulmit ishte neutralizimi i një grupi terrorist. (A2 Televizion)