
Gjatë së premtes, ushtria ukrainase publikoi një njoftim ku iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me të, pavarësisht moshës për të përballuar agresionin rus, që tashmë është në rrethinat e Kievit.
Ushtria sqaron se heqja e limitit të moshën nuk nënkupton se do të pranohen dhe të miturit, por vetëm personat mbi 60 vjeç.
"Vendosa, në marrëveshje me Komandantin e Trupave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të përfshij në Trupat e Patriotëve persona mbi 60 vjeç, të cilët janë moralisht dhe fizikisht të gatshëm për të rezistuar dhe për të mposhtur armikun", shkruhet në njoftimin e shefit të shtabit. (A2 Televizion)