Ushtruan dhunë dhe abuzuan me pacientët e psikiatrisë, 15 të arrestuar

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 09:44 | Bota

15 punonjës të një spitali psikiatrik në Itali, mes të cilëve mjekë, infermierë dhe ndihmës janë vënë në pranga nën akuzën e keqtrajtimit dhe abuzimit seksual ndaj 25 pacientëve të kësaj strukture spitalore.

Hetimet e prokurorisë së Foggias zbuluan se ndaj 25 pacientëve, kryesisht femra të moshës 40-60 është ushtruar dhunë dhe janë abuzuar prej një kohe të gjatë, duke përfituar nga paaftësia e tyre fizike apo mendore.

Mësohet se hetimet kanë nisur prej verës së kaluar, ndërkohë që policia ka ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të arrestuar. Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së spitalit të cila kanë filmuar pamjet e dhunës që do të ndihmojë në vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos