Emocionoi rrjetin me serenatat për bashkëshorten e sëmurë, por ajo nuk i mbijetoi virusit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 18:50 | Bota
Emocionoi rrjetin me serenatat për bashkëshorten e sëmurë,

Fotografitë e 81-vjeçarit, Stefano Bozzini, i cili i këndonte serenata dashurie të shoqes të shtruar në spital për koronavirus, prekën mijëra njerëz në të gjithë Italinë fqinje dhe përtej saj.

Carla Sacchi, gruaja e tij prej 47 vjetësh, la spitalin disa ditë më parë por fatkeqësisht ndërroi jetë në shtëpi.

Historia e të moshuarve, mori vëmendje në rrjete sociale pasi Bozzini u fotografua duke kënduar poshtë spitalit rajonal të Castel San Giovannit, një qytet në rajonin verior të Italisë Emilia-Romagna.

Ai nuk mund ta vizitonte gruan e tij në spital për shkak të kufizimeve të koronavirusit, por në vend që të kthehej në shtëpi, rrëmbeu fizarmonikën dhe nisi të këndojë për bashkëshorten e tij, këngët e saj të preferuara.

Italia Veriore ka mbajtur barrën e valës së dytë në pandeminë e Italisë Covid-19, megjithatë rajoni Emilia-Romagna nuk është goditur aq fort sa Lombardia fqinje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos