Uzuni në formë të shkëlqyer, supergol në Europa League

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 22:16 | Futboll

Në prag të ndeshjeve eliminatore ndaj Hungarisë dhe Polonisë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është në një formë të shkëlqyer.

Sulmuesi nga Berati ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen e Europa League që Ferencvarosh po luan ndaj Betis.

26-vjeçari realizoi në minutën e 44 të pjesës së parë duke barazuar shifrat. Uzuni i rrëmbeu topin mbrojtësit dhe me një goditje fantastike nga jashtë zonës mposhti portierin spanjoll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos