Uzuni rikthehet në Kombëtare: Kam punuar shumë, jam gati për të dyja ndeshjet

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 18:33 | Futboll
Uzuni rikthehet në Kombëtare: Kam punuar shumë, jam gati për

Myrto Uzuni është një nga lojtarët që rikthehet në Kombëtare për dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Para këtyre takimeve, sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit është shprehur se është në formë të mirë.

“Ndihesh krenar që të përfaqësosh këto ngjyra. Mezi e prisja ftesën e radhës. Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm. Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke luajtur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret”, tha Uzuni.

Më tej në konferencën për mediat, lojtari u shpreh se konkurrenca në ekip dhe tifozët në këto dy takime do të jetë “armë” plus për kombëtaren. “Konkurrenca bën mirë për çdo ekip dhe lojtarët japin maksimumin për ekipin. Rëndësi ka që të dalim të gjithë të gëzuar me pikë maksimale. Do të luajmë në shtëpinë tonë të re dhe tifozeria do të jetë e gatshme për të na përkrahur. Besoj se ata do na shtyjnë të japim akoma me shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos