
Më pak se 24 orë pasi u largua i nervozuar nga fusha e lojës, Cristiano Ronaldo qetëson tifozët e Juventusit.
Ylli portugez nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 55-të, gjatë ndeshjes me Milanin dhe shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes. Ronaldo kërkoi ta mbyllë menjëherë çështjen, duke dhënë një mesazh në rrjetet sociale.
“Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”, shkruante sulmuesi, duke përdorur edhe hashtagun “deri në fund”. Motoja e Juventusit është përdorur, edhe pse portugezi ishte i pari që zgjodhi të mos qëndronte deri në fund, duke u larguar nga stadiumi ende pa përfunduar ndeshja. (A2 Televizion)