Vaj e djathë me etiketa e data skadimi false, dënim me 2 vjet burg Mihail Kotes

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 15:53 | Kronikë
Vaj e djathë me etiketa e data skadimi false, dënim me 2 vjet burg

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor Mihail Koten, administratorin e një magazine ushqimore në kryeqytet, të akuzuar për “mashtrim me produktet ushqimore”. 62-vjeçari që u denoncua në një program investigativ televiziv u dënua me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi uljen e një të tretës së dënimit.

Sipas gjykatës, hetimi provoi se në magazinën e Kotes ishin ambalazhuar produkte ushqimore të rrezikshme dhe të dëmshme përshëndetin dhe jetën e njeriut, mes të cilave vajra të ndryshëm ushqimore si edhe produkte bulmeti. Hetimi kishte provuar se disa prej produkteve ushqimore ishin jashtë standardeve dhe me data skadence të falsifikuara.

Njëkohësisht, disa prej produkteve të shitura prej tij, kishin etiketa të rreme, si edhe nuk ishin të pajisura me fatura tatimore. Gjatë gjykimit i pandehuri mbajti qëndrim mohues për veprën penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos