
Është paraqitur mesditën e së hënës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masën e sigurisë vajza në video-skandalin e ish-kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Ditën e shtunë, me urdhër të SPAK është vënë nën akuzë edhe vajza në video, Alma K., për të cilën është kërkuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, e akuzuar për “korrupsion aktiv”.
Ne videon e bërë publike vetëm një javë më parë, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma K, dhe pas aktit flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit. (A2 Televizion)