Vajza me flokë 190 cm… si në përrallë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 18:49 | Lifestyle

Një 34-vjeçare nga Ukraina mund të konsiderohet fare mire si femra me flokët më të gjatë në Botë.

Alena Kravchenko deklaron nuk i ka prerë flokët e saj që kur ishte 5 vjeçe dhe tashmë ato kanë arritur një gjatësi prej afërsisht 190 centimetra.

A ngjashme me personazhin e përrallave “Rapunzela”, por kësaj radhë në jetën reale, Alena, e cila është nënë e dy vajzave 7 vjeçare, tregon se vetëm një vit më parë hapi një llogari në Instagram dhe tashmë ka një numër të madh fansash. Ajo tregon se merr prej tyre kërkesa nga më të çuditshmet në lidhje me flokët e saj e madje tregon se nga disa ka marrë dhe propozim për martesë.

34-vjeçarja shprehet se i lan flokët e saj të gjatë e të shëndetshëm 1 herë në javë, proces ky që i merr afërsisht një orë kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos