
Një muaj pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të prokurorit Gentian Osmani, kryeprokurorja Arta Marku hap garën për plotësimin e vakancës në Këshillin të Lartë të Prokurorisë. Osmani u shkarkua nga detyra në 31 korrik nga KPA me argumentin se nuk justifikonte shpenzimet përgjatë viteve 2011 dhe 2013.
Rreth një muaj nga ky vendim, Prokuroria e Përgjithshme fton sot prokurorët nga prokuroritë e shkallës së parë, që plotësojnë kriteret sipas ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, të bëhen pjesë e garës për anëtar të KLP.
Më herët vetë kryeprokurorja Marku pati argumentuar se vonesa për nisjen e procesit ndodhi për shkak të pushimeve verore. (A2 Televizion)