Vaksina kineze, publikohet studimi në revistën e njohur amerikane

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 09:08 | Bota
Vaksina kineze, publikohet studimi në revistën e njohur amerikane

Pas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijnë edhe studimet e para perëndimore të vaksinës kineze Sinopharm.

Një studim i kryer në Lindjen e Mesme nga vetë kompania kineze, por i botuar në revistën prestigjioze Journal of the American Medical Association në SHBA, tregon për një efektivitet 73% dhe 78% për dy produktet e saj.

Studimi ka përfshirë më shumë se 40 mijë persona në Bahrejn, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Jordani, edhe pse të dhënat e studimit marrin parasysh vetëm rastet në Emiratet dhe në Bahrejn.

Gjithsesi, ekspertë të ndryshëm kanë vënë në dyshim disa të dhëna, duke shprehur shqetësim për faktin se 85% të pjesëmarrësve ishin meshkuj, dhe se studimet mbi rastet e rënda nuk ishin të detajuara.

https://a2news.com/2021/05/07/obsh-miraton-vaksinen-kineze-te-sinopharm/

Kritikët e studimit vënë në dukje edhe faktin që në ishujt Sejshell, që u vaksinua pikërisht me vaksinën Sinopharm, rastet u shtuan.  Vaksinat kineze Sinopharm janë të shpërndara pothuajse në shumë vende të botës, krahas me vaksinën tjetër kineze, Sinovac, që përdoret gjerësisht edhe në Shqipëri.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos