Lufta ndaj pandemisë, Gjermania do vaksinojë fëmijët mbi 12 vjeç

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 19:26 | Bota
Lufta ndaj pandemisë, Gjermania do vaksinojë fëmijët mbi 12

Gjermania ka ndërmarrë një hap tjetër në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, kështu duke filluar nga 7 qershori do të vaksinohen dhe fëmijët nga mosha 12 vjeç e lart.

Lajmi u dha nga kancelarja Angela Merkel pas një takimi që ajo zhvilloi me krerët e landeve në lidhje me situatën me pandeminë dhe procesin e vaksinimit.

Megjithatë, procesi i vaksinimit të fëmijëve nga mosha 12 vjeç në Gjermani do të varet nga vendim përfundimtar që pritet të marrë Agjencia Europiane e Barnave në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos