Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë me 95.1% të votave

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 07:16 | Bota
Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë me  95.1% të votave

Siç pritej, presidenti sirian Bashar al-Assad u rizgjodh për të udhëhequr vendin për shtatë vjet të tjerë, me 95.1% të votave. Njoftimi u bë nga Presidenti i Parlamentit të Damaskut.

Votimi u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kishin quajtur zgjedhjet një farsë, për mungesën e kandidatëve të vërtetë të opozitës dhe kontrolleve të pavarura të procesit. Nga ana e tij, Assad tha se këto akuza ishin "të pavlefshme".

Të dy kandidatët rivalë, Abdallah Abdallah dhe Mahmud Marei, të cilët nuk kishin asnjë atribut në opozitë, as shikueshmëri në fushatën elektorale, morën përkatësisht 1.5% dhe 3.3% të votave.

Duke folur në një konferencë shtypi, kryetari i Parlamentit Hammoud Sabbagha tha se 14.2 milionë qytetarë Sirianë votuan, nga 18.1 milionë që ishin të përshtatshëm, ose 76.64%.

Bashar al-Assad ka qenë në pushtet që nga viti 2000, kur ai mori detyrën nga babai i tij Hafez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos