Vaksinat lindore, “ligjet” japin aprovimin, ambasada kineze gati të ndihmojë

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 15:42 | Aktualitet

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi pa debate dy aktet normative që autorizojnë qeverinë të zhvillojë negociata për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze si edhe përdorimin e tyre në popullatë. Sipas akteve të miratuara, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, mund të negociojnë me vende që prodhojnë vaksina të pacertifikuara nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat të SHBA, apo nga Agjencia Europiane e Barnave, duke hequr klauzolat e mëparshme ligjore që ndalonte përdorimin e këtyre vaksinave. A2 CNN kontaktoi me selitë diplomatike të Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës mbi negociatat e mundshme për blerjen e vaksinave. Ambasada kineze u shpreh e gatshme për ndërmjetësim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos