“Vaksinën kineze e mori edhe gjermani”, personat mbi 60 vjeç dynden te “Skënderbeu”

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 14:57 | Aktualitet
“Vaksinën kineze e mori edhe gjermani”, personat mbi 60

100 000 dozat nga Sinovac, të mbërritura disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, do të jenë për moshat mbi 60 vjeç, për të sëmurët kronikë dhe mbi 65 vjeç për moshat e tjera.

Ulja e grupmoshës riktheu dyndjet e para në sheshin “Skëndërbej”, aty ku janë ngritur qendrat specifike të vaksinimit. Mes njerëzve nuk pati hezitim, pavarësisht debatit të ngritur për efektshmërinë e vaksinave kineze. 

“Vaksinën kineze e mori edhe gjermani. Kur e mori gjermani, për ne është shumë e vlefshme”, thanë të moshuarit.

Ka prej tyre që kanë preferuar një vaksinë tjetër në vend të asaj kineze: “Doja tjetër, por meqë nuk po vijnë të tjerat, po bëj këtë kinezen”.

Për të moshuarit me kimioterapi dhe transfuzion të gjakut janë rezervuar vaksinat e Pfizer, pasi ato ruse dhe kineze mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore, për shkak të gjendes së tyre shëndetësore.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos