
Shkrimtari Ismail Kadare, si rrallëherë ulet përballë të rinjve, duke biseduar për artin dhe letërsinë.
Ashtu siç e pranon edhe ai vetë, një shkrimtar e ka të vështirë të shprehë gjithçka përmes fjalëve dhe një komunikimi të tillë, dhe sigurinë e plotë e gjen vetëm përmes penës së tij.
“Sa herë që kam rast të vizitoj qytete të ngjashme me qytetin tim, që kanë luajtur po atë rol në jetën time, jam gjithmonë me ndjesi të ngritura për të thithur gjithçka nga ky qytet. Vlora ka luajtur rol në mendjen dhe veprën time. Ne shkrimtarët e kemi fatin tonë të lidhur me librat që kemi shkruar dhe dilemat tona janë të lidhura në to. Unë këtë e di dhe kjo nuk më thyen shpirtërisht. Atë që kemi bërë e kemi bërë me ndërgjegje dhe do ta mbrojmë”, tha Kadare. (A2 Televizion)