Vaksinim me detyrim? Studentë dhe aktivistë kundër Ramës: Të lihet në vullnetin e gjithsecilit

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 14:46 | Aktualitet
Vaksinim me detyrim? Studentë dhe aktivistë kundër Ramës:

Vaksinim me vullnet të lirë dhe jo forma detyruese. Kështu shprehen studentë dhe aktivistë pas qëndrimit të kryeministrit Rama se vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë ata që do e ndjekin procesin akademik, fizikisht në auditorë.

Nuk jam e gatshme të bëj vaksinën për të shkuar në fakultet, nuk do të më pëlqente nëse do të ishte me detyrim.

Unë kam vendosur që vaksinën do ta bëj vetëm nëse dua unë, jo se më detyron njeri që të kthehem në shkollë.

Secili ka të drejtën e vet, nuk mund ta detyrosh tjetrin.

Prononcime të studentëve të pyetur nga A2 CNN

Për aktivistin Migen Qiraxhi pohimi i kryeministrit Rama për vaksinim të detyruar është jokoherent dhe mund të shoqërohet pasoja për studentët. “Ne e shohim si skandaloze dhe të pakuptimtë këtë shprehje të kryeministrit, që ne shpresojmë të jetë një matje pulsi dhe jo një vendim i të ardhmes për të vaksinuar me detyrim të gjithë ata të rinj të cilët do të duhet të marrin arsim”, tha ai.

Përveç studentëve, Rama artikuloi se dhe pedagogët apo kategori të tjera të cilat konsiderohen me risk të lartë transmetueshmërie dhe infektimi mund të detyrohen të vaksinohen kundër Covid-19. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/26/rama-vaksinimi-mund-te-behet-i-detyrueshem-per-studentet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos