
“E mbajtëm premtimin.” Më këto fjalë, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen njoftoi se synimi i be për vaksinimin e 70%të popullsisë së rritur me të paktën një dozë në bashkimin europian ishtë përmbushur.
“BE e mbajti fjalën duke e përmbushur objektivin. Qëllimi ynë ishte të mbronim 70% të të rriturve në BE me të paktën një dozë të vaksinës, deri në korrik. Sot e përmbushëm këtë synim.”
Siç bëri të ditur Von Der Leyen, niveli i qytetarëve mbi 18 vjec, të vaksinuar plotësisht qëndron aktualisht në 57%, me synimin e arritjes së 70% deri në fund të verës.
“Të dhënat e vendosin Europën mes liderëve botërore. Procesi i kapjes së ritmit ka qënë shumë i suksesshëm por ne duhet të vijojmë përpjekjet.”
Aktualisht, 60% e amerikaneve të rritur janë vaksinuar plotësisht ndërsa 69% kanë marrë të paktën një dozë. Britania e Madhe është në pozita edhe më të mira me 70.5% të popullsisë që kanë marrë të dyja dozat dhe 88.1%, të paktën 1.
Shumica e shteteteve europiane po përjetojnë rritje të rasteve të reja gjatë javeve të fundit, kryesisht për shkak të variantit Delta, edhe pse hospitalizimet dhe vdekjet mbeten në nivel të ulët krahasuar me dimrin. Delta i identifikuar fillimisht në Indi, është tashmë dominues në 19 prej 28 vendeve të rajonit të cilat raportojnë të dhëna lidhur me situatën. (A2 Televizion)