Avioni përplaset në autostradë, shpëton piloti dhe pasagjeri

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 12:59 | Bota

Dy persona arritën mrekullisht të shpëtonin në një aksident ajror kur avioni i vogël me të cilin udhëtonin u përplas në një rrugë të frekuentuar nga makinat dhe këmbësorët në Brazil.

Piloti dhe pasagjeri dolën pa plagë të rënda nga rrënojat e avionit pas përplasjes së fortë që mjeti fluturues pati në tokë pasi kishte problem në motor.

Në video shihet avioni ndërsa përplaset me cepin e një muri pasi të shpërbëhej në copa, duke shkaktuar panik te kalimtarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos