OBSH: Koronavirusi, pandemia më e ashpër me të cilën jemi përballur

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 14:47 | Bota
OBSH: Koronavirusi, pandemia më e ashpër me të cilën jemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron pandeminë e koronavirusit si një ndër më të rëndat me të cilën kjo agjenci e OKB është përballur që nga krijimi i saj.

Përmes një konference për shtyp në Gjenevë, kreu i OBSH, Tedros Ghebreyesus bëri me dije se numri i të infektuarve mes Sars-Covid 2 vijon të rritet ndjeshëm dhe në 6 javët e fundit numri i personave të prekur nga virusi pothuajse është dyfishuar.

Që nga nisja e pandemisë më shumë se 16 milionë persona janë diagnostikuar me Covid-19. 640 mijë prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos