Vala e të nxehtit në SHBA, Kalifornia po shkrumbohet, mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 12:49 | Bota
Vala e të nxehtit në SHBA, Kalifornia po shkrumbohet, mijëra

Temperaturat shkuan në 38 gradë celsius në kontenë Mariposa të Kalifornisë. Një valë akoma më e nxehtë dhe shkatërruese dogji gjithçka, me zjarrin masiv të lisit që shpërtheu gjerësisht në zonën jashtë parkut kombëtar Josemit. Mbi 15 mijë hektarë janë shkrumbuar. Asnjë vatër nuk është vendosur nën kontroll, pavarësisht përpjekjet të mëdha të zjarrfikësve.

Zjarri, që nisi gjatë të premtes, detyroi guvernatorin të shpallte gjendjen e emergjencës për këtë konte. Të evakuarit janë mbi 6 mijë.

“Ata erdhën rreth 15 apo 20 minuta më parë dhe na thanë se të gjithë duhet të largohen. Rreth orës 4 u shkëput energjia dhe zjarri është afruar shumë shpejt drejt nesh”, tha një banor.

Zjarri shpërtheu mes valës së vazhdueshme të të nxehtit, që po prek pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, përfshirë verilindjen. Bostoni, zgjati emergjencën pasi temperaturat shënuan 38 gradë celsius gjatë së dielës, duke thyer rekordin e mëhershëm të vitit 1933. Edhe Filadelfia zgjati gjendjen e emergjencës për shkak të valës së të nxehtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos