Vandalizohet në Luvër piktura më e njohur në botë

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 11:15 | Bota

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në muzeun e Luvrit në Paris ku një person hodhi një tortë në drejtim të pikturës së Mona Lizës, e cila fatmirësisht nuk pësoi asnjë dëmtim për shkak të xhamit të blinduar që e mbron.

Ngjarja ndodhi ditën e diel dhe autori i saj u ndalua menjëherë nga siguria dhe u nxor përjashta muzeut parisien.

Episodi nuk u filmua, por fotot e pikturës së Leonardo da Vinçit me tortë u hodhën në rrjetet sociale me xhamin që e mbron të lyer me të bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos