VAR dhe tymnaja, derbi i kryeqytetit sërish i ndërprerë

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 20:39 | Futboll

Derbi midis Partizanit dhe Tiranës po sheh epërsinë “Demave” që po fitojnë 1-0 falë golit me kokë të Mba në minutën e 20-të.

Tymnaja në "Air Albania"

Por ndeshja më e ndjekur e Superiores si gjithmonë nuk sjell vetëm një “Air Albania” të mbushur plot por edhe tensione mes tifozerive, përtej shakave dhe koreografive ngacmuese.

Goli i Mba

Ndeshja u ndërpre në minutën 52 të pjesës së dytë për shkak të tymnajës së krijuar nga tifozeritë, që nuk lejon vijimin e rregullt të përballjes.

Goli i anuluar ndaj Tiranës

Tirana ka protestuar për dy vendime të VAR qe i kanë anuluar dhënien e një penalltie në minutën 41 të pjesës së parë si dhe për një anulim goli për një pozicion jashtë loje milimetrik të Hasanit në minutën 49.

Më herët, dy portierët e ekipeve u shtrinë në tokë pothuajse njëherazi,  të goditur nga kapsollat e gjuajtura nga tifozeritë rivale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos