Varianti britanik në Shqipëri, Bino: Virusi më i transmetueshëm. Fico: Situata mbetet delikate

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 12:04 | Aktualitet
Varianti britanik në Shqipëri, Bino: Virusi më i

Pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi praninë e variantit britanik të koronavirusit në Shqipëri, drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, dha detaje mbi këtë variant, duke bërë të ditur se shtohet transmetueshmëria.

“Janë identifikuar mutacione të SARS-CoV-2. Këto janë 70% të mostrave që ne kemi ekzaminuar nga këto raste, të cilat kanë plotësuar përkufizimin epidemiologjik, dhe ka rezultuar mutacioni B117, i cili është quajtur edhe si varianti britanik. Nga të dhënat që ne kemi sot, ky variant shton transmetueshmërinë e virusit. Kjo metodologji është kryer me atë të metodës PCR me kite të përcaktuara në lidhje me mutacionin”, tha Bino.

Ndërkohë, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se situata në vend mbetet delikate, pavarësisht se në dy javët e fundit ka pasur një rënie të rasteve. “Incidenca dyjavore ka pasuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë në 819, rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë, por që duhet të vijojë monitorimi. Nuk është akoma momenti për t’u gëzuar, masat duhet të vijojnë. Apelojmë te qytetarët të mbajnë maskën, distancën dhe higjienizimin”, tha Fico. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos