Varrimi i diktatorit Mugabe, forca rendi të shtuara nga frika se i rrëmbenin kufomën

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 22:58 | Bota

Ish Diktatori i Zimbabwe Robert Mugabe u varros sot në fshatin e Kutama ku lindi 95 vite më parë.

Mugabe, një nga protagonistët e politikës afrikane në 60 vitet e fundit, kishte ndërruar jetë në një spital të Singaporit më 7 shtator, por që atëherë kishte mbetur në qytetin-shtet aziatik për mosmarrëveshje midis familjes së tij dhe presidentit Emmerson Mnangagwa, i cili e rrëzoi faktikisht nga pushteti, bashkë me gruan e tij.

Historia e tij e ndarë në luftën për pavarësinë e vendit nga kolonizimi anglez dhe represioni i ushtruar ndaj opozitës dhe komunitetit të bardhë, si dhe gjendjen  e mjeruar ekonomike në të cilën ka çuar vendin, e bëjnë një personazh të dashur nga disa dhe të urryer nga shumë të tjerë.

https://a2news.com/2019/09/06/vdes-robert-mugabe-nga-hero-kunder-kolonializmit-ne-diktator-te-paskrupullt/

Forca të mëdha policia kanë marrë pjesë në varrim, edhe nga frika e deklaruar nga familja e tij, se disa nga disidentët që ai ka dhunuar gjatë viteve mund të sulmonin kufomën dhe të praktikonin rite fetare me pjesë të trupit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos