Basha, akuza Ramës për vaksinimin dhe rindërtimin

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 12:19 | Politikë
Basha, akuza Ramës për vaksinimin dhe rindërtimin

Në një takim elektoral me të rinjtë e zonës së Unazës së Re në Tiranë, Lulzim Basha sulmoi dy kartat më të forta të Edi Ramës: rindërtimin dhe vaksinimin.

Basha premtoi se nën qeverisjen e tij, programi i rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të përshpejtohet: “Rama i la dy dimra rresht familjet në mëshirën e fatit”.

Për vaksinimin, kryedemokrati akuzoi kryeministrin se po bën fushatë me shëndetin e shqiptarëve: “Mungesa e transparencës karakterizon edhe procesin e vaksinimit, të cilin e ka kapur dhe nuk e lëshon, sepse është e vetmja gjë që i ka mbetur. Bashkëpunimi i qeverisë sime me Evropën dhe SHBA-në do të bëjë realitet arritjen e një standardi perëndimor në vaksinimin e popullsisë brenda një kohe rekord”.

Basha u takua edhe me banorët që preken nga devijimi i shtratit të Lumit Lana, ku premtoi dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut për çdo familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos