
Të gjithë futbollistët e Aston Villa-s janë në izolim, pasi skuadra është kthyer në vatër të pandemisë koronavirus.
Megjithatë, ndeshja e sotme në FA Cup përballë Liverpulit, në orën 20:45 do të luhet sipas kalendarit. Me gjithë valën e infektimeve që ka prekur klubet angleze, futbolli nuk ndalet dhe mesazhi është i qartë: Spektakli duhet të vazhdojë!
Pas vendimit që ndeshja të luhet normalisht, përballë skuadrës së Jurgen Klopp, Aston Villa do të paraqitet me ekipin e 23-vjeçarëve, duke nisur nga futbollistët e deri te stafi teknik. (A2 Televizion)