Vatikani: Gjendja e Papa Benediktit, serioze

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 15:24 | Bota
Vatikani: Gjendja e Papa Benediktit, serioze

Gjendja e Papa Emeritus Benedict XVI është serioze, por e qëndrueshme. Përditësimin rreth gjendjes së 95-vjeçarit e bëri Vatikani të enjten.

 “Ai është absolutisht i kthjellët dhe vigjilent, ndërsa gjendja e tij mbetet e rëndë, situata për momentin është e qëndrueshme”, tha në një deklaratë drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

“Papa Françesku përsërit ftesën e tij për t'u lutur për të dhe për ta shoqëruar në këto orë të vështira”, shtoi Bruni.

Kujtojmë se lajmin për shëndetin e rënduar të Papa Benediktit e bëri të ditur Vatikani ditën e djeshme.

Papa Bergoglio pas angazhimeve formale ka vizituar vetëm Gjermaninë, që nga viti 2013, kur vendosi në mënyrë të bujshme të jepte dorëheqjen nga një nga postet më të fuqishme të planetit, ai jeton brenda Vatikanit në manastirin Mater Ecclesiae, së bashku me sekretarin personal, Georg Gaensëein, dhe disa murgesha që i shërbejnë.

Edhe pse publikisht i tërhequr, Benedikti, që para se të emërohej në krye të Vatikanit ka qenë një nga personalitet më të shquara të kishës dhe profesor teologjie me famë ndërkombëtare, ai ka vijuar gjatë viteve të presë vizita nga personazhe të rëndësishme, shpeshherë edhe nga Françesku, me të cilin ka një dialog të hapur.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/28/bergoglio-per-paraardhesin-benedikt-lutuni-per-te-eshte-shume-semure/

A2 CNN Livestream

Latest Videos