All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vazhdon sulmi ndaj ambasadës amerikane në Irak, Trump dhe Ajatollahu “betejë” në Twitter

Nga A2 CNN
1 Janar 2020, 16:35 | Bota
All - Paragraf - 1

Militantët pro Iranit kanë mësyrë për të dytën ditë ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, në përpjekje për t’u futur brenda, ndërsa marinsat amerikanë të dislokuar aty janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Protesta e dhunshme nisi si kundërpërgjigje për sulmet amerikane në territorin irakian ndaj grupimit Kataeb Hezbollah që mbështetet nga Irani. Për të mbajtur sa më gjatë rrethimin e kompleksit të godinave, protestuesit kanë instaluar skara për gatime dhe tualete publikë.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Twitter të martën, Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi pikërisht Iranin që ka orkestruar këtë mësymje. “Irani do të mbajë përgjegjësi të plotë për jetët e humbura apo dëmet e shkaktuara në kompleksin tonë. Do ta paguajë shtrenjtë. Ky nuk është një paralajmërim, por kërcënim”, shkroi Trump.

Nuk vonoi edhe përgjigja e liderit suprem të Republikës Islamike, Ajatollahut Ali Khamenei, i cili tha në një fjalim televiziv se vendi i tij ishte gati t’i kundërvihej kërcënimeve amerikane. Ai dënoi gjithashtu sulmin amerikan, ndërsa më pas ngriti tonet në një postim në Twitter: “Së pari, nuk mund të bësh asgjë prej gjëja. Së dyti, njerëzit e kësaj zone e urrejnë Amerikën, pse nuk e kuptoni këtë?”. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos