Vdekja e “Dajës”, avokati: Kallëzim penal, në burg nuk janë kujdesur për shqetësimet e tij shëndetësore

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 11:31 | Kronikë
Vdekja e “Dajës”, avokati: Kallëzim penal, në burg

Pas lajmit të vdekjes së sotme të Ragip Hajdinit, që akuzohej si “Daja nga Kosova” e bandës që organizoi grabitjen në aeroportin e Rinasit prillin e një viti më parë, reagon avokati i tij, Baftjar Rusi.

Avokati deklaroi se do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302, për shkak se sipas familjarëve institucioni i burgjeve nuk është kujdesur fare për shqetësimet shëndetësore të Hajdinit.

Sipas tij, një masë e madhe tumorale i është hequr nga trupi, por që nuk arriti t'i mbijetojë, e që sipas Rusit kjo ndodhi sepse sëmundja është trajtuar me vonesë, duke e agravuar atë.

https://a2news.com/2020/06/09/akuzohej-per-grabitjen-ne-rinas-nderron-jete-daja-ragip-hajdini/

Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë pasur lidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos