
Gjykata e shkallës së Parë e Gjirokastrës, bazuar disa lajmeve mbi dinamikën e vdekjes së Konstandinos Kaçifas, ku flitet për një vetëvrasje të tij, ka shpërndarë një deklaratë zyrtare për të sqaruar çështjen.
Sipas Gjykatës, procedimi penal nr.824 i datës 24.12.2019 që ka si objekt pikërisht ngjarjen në Bularat ”vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes”.
Gjykata në këtë mënyrë deklaron se “çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes”.
Konstandinos Kaçifas mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të vitit 2018 gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat. Gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë, Kaçifas qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së tyre. (A2 Televizion)