“Vdekje homoseksualëve”, shteti që po bën gati projektligjin polemik

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 08:51 | Lifestyle
“Vdekje homoseksualëve”, shteti që po bën gati

Qeveria e Ugandës ka në plan që të rikthejë një ligj për dënimin me vdekje të homoseksualëve. Ligji “Vrisni homoseksualët” u anulua 5 vite më parë.

Sipas qeverisë së vendit afrikan, ky ligj do të frenonte rritjen e numrit të homoseksualëve në vend.

"Homoseksualiteti nuk është i natyrshëm për Ugandën, por ka pasur një rekrutim masiv homoseksualësh në shkolla dhe veçanërisht në mesin e të rinjve, ku po promovojnë gënjeshtrën se njerëzit lindin ashtu. Ligji ynë aktual penal është i kufizuar. Ai vetëm kriminalizon aktin. Por duam që kushdo që përfshihet në promovimin dhe rekrutimin duhet të dënohet. Ata që kryejnë këto vepra të rënda do t'u jepet dënimi me vdekje”, tha Ministri i Etikës dhe Integritetit të vendit, Simon Lokodo. 

Lajmi ka sjellë reagimin e fortë të grupeve që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ në Afrikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos