
Shtetet e Europës lindore kanë numrin më të lartë të vdekshmërisë për frymë në aksidentet rrugore në të gjithë vendet e Bashkimit Europian. Megjithatë, të dhënat e Këshillit Europian të Sigurisë së Transportit tregojnë se ky numër është më shumë se përgjysmuar brenda shteteve të unionit në dy dekadat e fundit.
Vitin e kaluar, diçka më pak se 25 000 persona humbën jetën në rrugët e vendeve të BE, ndërsa në vitin 2001 kjo shifër ishte 55 000. Në atë kohë, shtetet baltike ishin veçanërisht të rrezikshme, Lituania dhe Letonia kryesonin me 236 dhe 202 vdekje për 1 milionë banorë respektivisht. 17 vite më vonë, të dy këto shtete kanë bërë në këtë drejtim, edhe pse vazhdojnë të mbeten në “top listën e kuqe”.
Vendi me rrugët më të rrezikshme për vitin e kaluar ishte Rumania, me 96 vdekje për 1 milionë banorë, e ndjekur menjëherë më pas nga fqinji ballkanas Bullgaria, me 87 vdekje për 1 milionë banorë. Letonia dhe Hungaria ndajnë vendin e tretë me 77 vdekje për 1 milionë banorë.
Vendi me rrugët më të sigurta, sipas statistikave të vitit të kaluar ishte Mbretëria e Bashkuara, me 28 vdekje për 1 milionë banorë. Irlanda dhe Danimarka ndajnë vendin e dytë me 30 vdekje për 1 milionë banorë, ndërsa Suedia mbyll “podiumin” me 32 vdekje për 1 milionë banorë. (A2 Televizion)