“Rusia duhet të shpëtojë botën nga çmenduria e Perëndimit”

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 17:19 | Bota
“Rusia duhet të shpëtojë botën nga çmenduria e

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, është shprehur se Rusia ka një rol të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për të luajtur në shpëtimin e botës nga çmenduria e Perëndimit.

“Njerëzimi, i cili ka arritur një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe teknologjik, përballet me sfidën e humbjes së udhëzimeve morale dhe parimeve të qëndrueshme”, deklaroi ky zyrtar i lartë i sigurisë.

Sipas tij, Rusisë i është caktuar një “rol i domosdoshëm: shpëtimi i botës nga çmenduria e promovuar nga Perëndimi".

“Rusia do të ketë mbështetjen e vendeve mike dhe neutrale, si dhe të popujve të vendeve perëndimore, por jo të politikanëve perëndimorë, pasi ata kanë një mision krejtësisht të kundërt. Rusia mbron me vendosmëri dhe në mënyrë të vazhdueshme sovranitetin e saj kulturor, historinë e saj dhe idealet morale ruse”, tha Patrushev.

Në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, Patrushev e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e tij prej kohësh, me një prognozë më se të rrezikshme, ku pohohej se “rezultati i politikës perëndimore dhe regjimit të Kievit mund të jetë vetëm shpërbërja e Ukrainës në disa shtete”.

Nikolai Patrushev, 72 vjeç, konsiderohet zyrtari më i afërt politik me Presidentin rus Vladimir Putin. Ai është aktualisht drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, ndan të njëjtin vizion si Presidenti rus dhe shumë e quajnë “skifterin” e madh të presidentit.

Të dy kanë koinciduar gjatë qeverisë së Boris Jelcinit, Putini ishte drejtor i FSB-së dhe Patrushev kreu i seksioneve të ndryshme të saj dhe më vonë numri dy i shërbimit. Kur Putini mori detyrën si President, Patrushev e zëvendësoi atë si kreu i FSB-së, organizatës që pasoi KGB-në, nga viti 1999 deri në 2008. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos