Vdesin binjakët 1 vjeç, u harruan nga babai për 8 orë në makinë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 11:19 | Bota
Vdesin binjakët 1 vjeç, u harruan nga babai për 8 orë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Jork, ku dy fëmijë binjakë, vetëm 1 vjeç, kanë ndërruar jetë pasi u lanë për 8 orë në makinë nga babai i tyre në temperatura shumë të larta.

Babai 39-vjeçar, Juan Rodriguez, u arrestua për dy akuza, për vrasje dhe vrasje nga pakujdesia. Avokati i Rodriguez vizitoi klientin e tij të shtunën dhe tha për CNN se gjendja e tij është e rëndë. “Familja është copëtuar pas kësaj ngjarje. Gjendja mendore e babait është e rëndë pas asaj që i ndodhi”, tha ai.

Tashmë, Rodriguez rrezikon 4 vite burgim për akuzën e vrasjes nga pakujdesia dhe deri në 15 vite për atë të vrasjes.

Binjakët, Mariza dhe Phoenix Rodriguez, u gjetën pajetë të premten në makinën e Juan. Ai i kishte lënë binjakët në makinë dhe kishte shkuar në punë në një spital.

Avokati tha se klienti i tij kur nuk kishte pasur qëllim të realizonte një tragjedi të tillë. Juan Rodriguez është një punonjës social në spital. Një koleg i tij ka thënë se 39-vjeçari ka qenë gjithmonë një baba shembullor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos