Vedat Muriqi shënon golin numër 13 në Spanjë

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 07:08 | Futboll
Vedat Muriqi shënon golin numër 13 në Spanjë

Vedat Muriqi vijon të mbetet protagonist në La Liga-n spanjolle. Edhe pse skuadra e Mallorca nuk ka më objektiva të mbetur në këtë sezon, pasi arriti të siguronte mbijetesën në elitë, sulmuesi nuk ndalet.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës realizoi në humbjen 2 me 1 që skuadra ishullore pësoi në transfertën me Girona.

Për Muriqin kjo ishte rrjeta e 13-të sezonale, duke u pozicionuar i pesti në klasifikimin për golashënues, përkrah emrave si Griezman dhe Morata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos