Pritjes 33-vjeçare i vjen fundi, Napoli shpallet matematikisht kampion i Serisë A

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 22:48 | Futboll

Pritjes 33-vjeçare i ka ardhur fundi! Napoli është matematikisht kampion i Serisë A 5 javë para fundit të kampionatit. Ky është titulli i tretë kampion për Napolin në histori.

Skuadrës së Spaletit i mjaftoi barazimi 1-1 në transfertë ndaj Udinezes, për të kurorëzuar suksesin.

Një sukses mëse i merituar, teksa ishte goli i Osimhen, në minutën e 52-të, ai që vulosi titullin e napolitanëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos