Zgjedhjet e 14 majit, Veliaj: Berisha-Meta, miting 100 mijë eurosh, ku i gjetën paratë?

Nga A2 CNN
16 Prill 2023, 18:15 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, Veliaj: Berisha-Meta, miting 100 mijë eurosh, ku i

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj zhvilloi takim elektoral në Shëngjergj të Tiranës, duke kërkuar votat për një mandat të tretë. Ai hodhi dyshime mbi financimet e hapjes së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sipas tij vota duhet të përcaktohet nga punët që ai ka realizuar deri tani dhe jo nga premtimet e parealizueshme për gjithçka falas.

“Bashkia është për të rregulluar shkolla, për të mbjellë pemë, jo sherr, për çerdhe kopshte e njësi administrative. Pashë ato shpenzime në stadiumi? 100 mijë euro miting për të dëgjuar njëri-tjetrin. Për një parti politike, e cila nuk merr as lekë nga KQZ-ja, pyetja është: Nga vijnë lekët? Po shikoja videot, kishin ikur edhe ata vetë. Imagjino, jo vetëm që nuk i ndjek më shumica e popullit, por edhe shumica e militantëve e kishte zbrazur stadiumin pa folur Saliu dhe Iliri. Do të thotë se edhe ata e kanë kuptuar që nuk bëjnë dot hajër. Më shumë vajtën për kuriozitet, për të parë stadiumin, që e kishin sharë aq shumë, sesa për të dëgjuar fjalimet, se e zbrazën sapo bënë fotografitë dhe selfiet. Kush është inxhinier e di që duhet ta fillosh mes universitetit dhe kryeministrisë, meqë nuk na voton njeri thonë oburra të hapet thesi të hapet Sudja. Votoni numrin 4 dhe 2”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos