Me kujtimet e Tinka Kurtit, ditari i një bashkëshorti që ndoqi 40 vite rolet e së shoqes në teatër

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 16:23 | Aktualitet
Me kujtimet e Tinka Kurtit, ditari i një bashkëshorti që ndoqi 40

Një ditar artistik, me kujtime, opinione dhe ndjesi të vetë aktores së madhe Tinka Kurti, ka mbajtur për vite bashkëshorti i saj. Ditari artistik i roleve në teatër publikohet tanimë nga Anila Mema. Vetë Tinka Kurti e duartroket ditarin biografi.

Pas çdo shfaqjeje Tinka Kurti nuk merret vetëm duartrokitjet, por edhe kritikat, opinionin dhe padiskutim mbresat e bashkëshortit. Në mbrëmje në fund të çdo premiere, ai ulej e bisedonte me të për emocionet e shfaqjes dhe për karakteristikat e rolit. Ajo fillonte të fliste, ai shkruante.

Një ditar i mbajtur prej vitesh si diçka e çmuar, sot gjen dritën e publikimit, nga Anila Mema.

I publikuar këtë fillimviti edhe si një urim për datëlindjen e aktores që mbetet një gur themeli në Teatrin e kinemanë shqiptare, ministrja Margariti e ka vlerësuar aktoren për kontributin e dhënë. Mirënjohja nuk mungoi as nga kryebashkiaku Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos