20 shtrime në ditë në spitalet Covid, pacientët paraqiten me forma të rënda

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 15:47 | Aktualitet
20 shtrime në ditë në spitalet Covid, pacientët paraqiten me

Rritja e infektimeve nga koronavirusi po reflektohet edhe në spitale. 20 urgjenca në ditë i drejtohen pavijonëve COVID në QSUT. Mjekët thonë se të shtruarit paraqesin forma të rënda për shkak të qëndrimit të gjatë në shtëpi.

28 deri 80 vjeç është mosha e pacientëve të shtruar në spitalet Covid. Mbi 90% e tyre janë të pavaksinuar dhe asnjë prej tyre nuk e ka kaluar më parë sëmundjen.

Në këtë pikë pandemie, “Omicron” është dominues ndaj varianteve të tjera të koronavirusit, por në spitale vështirë të dallohen mutacionet, pasi të gjitha rastet janë të rënda.

Aktualisht, në spitalet Covid janë të shtruar rreth 160 pacientë, ndërsa infektimet ditore zyrtarisht i kalojnë shifrat e 2 mijë të prekurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos