
Përherë dhe më shumë sipërfaqja e tokave të mbetura “djerrë” në vend po rritet dhe ky problem sjell reaksion zinxhir te mungesa e prodhimit e çmimet e larta. Shqetësimin e ngre Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, teksa vlerëson se janë 206 mijë hektarë joproduktive në vend.
Shqipëria po humbet me ritme të shpejta në tokën bujqësore, ndërsa prodhimtaria ka arritur nivelet më të ulëta në dy dekadat e fundit. Është ky shqetësimi që Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ngre teksa vlerëson se janë 206 mijë hektarë tokë që rrezikon të kthehet në “djerrë”.
Mungesa e mjeteve motorike është njëra arsye e rënies së produktivitetit të tokave.
Po si mund të korrigjohet kjo ecuri negative? Për shkak të prodhimit të ulët, ndërkohë që një pjesë e mirë e tokave ka mbetur djerrë, vendi ka varësi të lartë nga importi. Kjo bën që çmimet e produkteve që shqiptarët konsumojnë të rriten deri në të papërballueshme. (A2 Televizion)