Veliaj thellon avantazhin me Këlliçin, 30 mijë vota para

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 10:56 | Politikë
Veliaj thellon avantazhin me Këlliçin, 30 mijë vota para

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të thellojë avantazhin me rivalin kryesor në garë nga “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin me hapjen e kutive të tjera të votimit.

Tashmë që janë numëruar 512 qendra votimit nga 941 që janë në total, Veliaj numëron 30 mijë vota më shumë se Këlliçi.

Teksa i treti në garën për Tiranën renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 7448 vota, i cili lë pas kandidatin e PD-së zyrtare, Roland Bejko dhe kandidatët e tjerë Marko Dajti dhe Lajla Përnaska. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos