Vëllezërit Marquez ndezin motorët në prag të botërorit të MotoGP

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 15:39 | Sporte të tjera
Vëllezërit Marquez ndezin motorët në prag të

Pas dy muajsh në qetësi totale, vëllezërit dhe kolegët e skuderisë së Honda-s, Marc dhe Alex Marquez ndezën sërish motorët.

Jo ata të Moto Grand Prix, por MotoCross, ndërsa dhuruan spektakël në cirkuitin me dhe të “El Bosket” në qytezën e Ponts. Pavarësisht se në Spanjë masat e distancimit social po lehtësohen nga dita në ditë, 6 herë kampioni i botës, Marc Márquez, u shfaq disi nervoz në xhiron e tij të parë pas 2 muajsh.

“Pas dy muajsh pushim, rifillimi ishte paksa i çuditshëm. Në xhirot e para ndihesha nervoz sepse ti nuk e di asnjëherë nëse je në të njëjtën formë, por është e rëndësishme që po i rikthehemi normalitetit dhe kjo është një ndjesi e mirë”, tha Marc Márquez.

https://twitter.com/i/status/1263442239960879105

Masat izoluese kanë pezulluar garat e MotoGP prej muajit mars. Garat me motorë pritet të rinisin me 2 çmime të mëdha radhazi, në të njëjtën pistë, atë të Herezit, më 19 dhe 26 korrik. Spanja do të jetë qendra e zhvillimit të garave këtë sezon, me të njëjtën metodë si në Herez që pritet të bëhet edhe në pistat e Katalonjës e Valencia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos