Gjithnjë e më shumë njerëz po “përqafojnë” modën e tatuazheve. Në këtë kontekst, duhet të kemi parasysh disa rreziqe në lidhje me to, në mënyrë që të shmangim infeksionet apo ndonjë problem tjetër.
Për shembull, tatuazhet me ngjyra mund të përmbajnë përbërës që janë shumë të dëmshëm për shëndetin dhe, për këtë arsye, Bashkimi Evropian vendosi të rregullojë substancat që mund ose nuk mund të përdoren. Si rezultat, BE-ja ka ndaluar rreth 4000 substanca.
Është thelbësore të rritet ndërgjegjësimi për përdorimin e duhur të tatuazheve dhe të dihet se në cilat zona të trupit nuk duhet të bëhen kurrë. Edhe pse tatuazhet janë të sigurta, prania e tyre në pjesë të caktuara të trupit mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tonë. Po kështu, duhet bërë në vende ku respektohen standardet e higjienës për të shmangur infeksionet, alergjitë apo plagët.
Në fotogalerinë e mësipërme ju tregojmë zonat ku nuk duhet të bëni tatuazh. (A2 Televizion)
Organet gjenitale - Është një nga tatuazhet më të rrezikshëm që mund të bëni. Kjo zonë është shumë e ndjeshme dhe procesi është mjaft i dhimbshëm, por ka edhe një rrezik më të madh infektimi.Nishanet - Duhen shmangur tatuazhet në zonat me nishane, sepse boja e tatuazhit e bën të pamundur të shihet nëse këto nishane janë normale apo jo.Brenda gojës - Është një vend i lagësht dhe një strehë për të gjitha llojet e baktereve, ndaj rreziku i infektimit është i lartë.Sytë – Tatuazhet në sy përfshijnë injektimin e bojës direkt në të bardhën e syrit, gjë që mbart një rrezik shumë të lartë infeksioni, dëmtimi të pjesshëm apo edhe humbje të shikimit.Shputa e këmbës - Shërimi është i ngadalshëm, i dhimbshëm dhe me një shkallë shumë të konsiderueshme rreziku për infeksion.Sqetullat - Përveçse dhemb shumë, një tatuazh i tillë nënkupton një rrezik më të madh infeksioni nëse vendosim të rruajmë sqetullën përpara se të shërohet siç duhet.