“Vendim kyç për forcimin e Europës”, Blinken dhe Borrell, thirrje për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 14:56 | Politikë
“Vendim kyç për forcimin e Europës”, Blinken dhe

“Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e Bashkimit Europian është thelbësor për forcimin e kontinentit europian”. Kështu shprehen Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josef Borrell, në një deklaratë të përbashkët ku shprehin rëndësinë e hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë moment kritik të historisë europiane, i shënjuar nga agresioni i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e BE-së është kyç në forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë në të gjithë kontinentin europian. Të udhëhequra nga vlerat e përbashkëta dhe standardet e BE, të dyja vendet janë gati për të hedhur hapin e radhës drejt anëtarësimit”, pohojnë dy zyrtarët e lartë ne deklaratë.

https://a2news.com/2022/06/23/be-nje-realitet-qesharak-rama-nuk-ka-te-tjere-pas-cmendurise-bullgare/

Ata shtojnë më tej, së mbështesin propozimin e Francës për zhbllokimin e negociatave, që, siç thonë, merr në konsideratë shqetësimet Shkupit dhe Sofjes, bazuar në respekt, besim dhe mirëkuptim reciprok. 

“Vendimi sovran i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të bërë përpara. Ky shpirt i kompromisit konstruktiv mbi bazë të së cilit ndërtohet integrimi europian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjitha palët e përfshira në procesin historik”, thuhet më tej në deklaratë.

Në fund, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara shprehin përkushtimin për një bashkëpunim të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. “Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre euroatlantike mbetet qëllimi  i përbashkët”, përfundon deklarata. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/09/pranoni-propozimin-francez-shba-i-ben-thirrje-maqedonise-se-veriut-te-zhbllokoje-negociatat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos