
Policia e Vlorës njoftoi se ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg për vrasje të mbetur në tentativë, në nëntor të vitit të kaluar.
Shtetasi me inicialet E. K., banues në lagjen “Partizani” të Vlorës, në 31 dhjetor 2020, ka qenë i përfshirë në tentativën për vrasjen e Xh.M., i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të 17-vjeçarit.
Për këtë ngjarje ishte arrestuar në flagrancë shtetasi K. K. (A2 Televizion)