Liverpool-i rikthehet bindshëm, një pikë e ndan nga titulli

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 23:05 | Futboll
Liverpool-i rikthehet bindshëm, një pikë e ndan nga titulli

Pas barazimit pa gola të një jave më parë, Liverpooli është rikthyer bindshëm në Premier League, duke triumfuar 4-0 ndaj Crystal Palace.

Alexander-Arnold  realizoi golin e parë, i cili erdhi pas një ekzekutimi fantastik të goditjes së dënimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë Salah shënoi edhe të dytin.

Edhe pas këtij avantazhi, “The Reds” nuk e ulën aspak ritmin, duke realizuar edhe dy herë të tjerë në pjesën e dytë, me Fabinho dhe Mane.

Tashmë, me këtë fitore, titulli për Liverpoolin mund të cilësohet një çështje e mbyllur, duke qenë se i nevojitet vetëm një pikë në 7 ndeshjet e mbetura, për ta bërë edhe matematikisht të mbyllur këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos