Një qytet në Britaninë e Madhe është pushtuar nga barërat e këqija pasi këshilli bashkiak vendosi të ndalojë përdorimin e pesticideve.
Partia e Gjelbër që kanë shumicën e këshillave në Brighton dhe Hove shpalli planet për të mos përdorur pesticidet që shkatërrojnë bimësinë, për shkak të shqetësimeve që ato kanë tek ambienti dhe njerëzit.
Këshilli i këtij qyteti një nga më miqësorë me ekosistemin synojnë një qytet të lirë nga pesticidet brenda vitit 2022 dhe për këtë arsye ndaluan përdorimin e glifosateve, një nga elementët kyç për asgjësimin e barërave.
Por rezultati i këtij vendim ka bërë që shumë zona të qytetit të zaptohen nga barërat e këqija të cilat kanë dëmtuar dhe trotuaret. (A2 Televizion)